Tare i prekur me “Covid 19”, e konfirmon Lotito

Klubi i Lacios ka vendosur që të mos bëjë asnjë konfirmim zyrtar emrash të personave të infektuar në klub, por ka qenë vetë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ai i cili në një intervistë për mediat italiane ka konfirmuar se drejtori sportive, Igli Tare, është i infektuar.

Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.

Sipas mediave italiane, edhe Tomas Strakosha është pozitiv ndaj “COVID-19”, por me ngarkesa minimale virale, aq sa disa tamponë e kanë nxjerrë negativ portierin shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button