“Target- Fortesa”, përgjimet u shkatërruan në vitin 2015


Pajisjet e përgjimit të DSK-së u shkatërruan në dy raste. I gjithë procesi është filmuar dhe monitoruar nga Ministria e Brendshme. Shkatërrimi i parë ishte në mars të vitit 2015, në një depo në vendbanimin e Shkupit, Dame Gruev. Aty pajisjet e përgjimit dhe komunikimit janë dorëzuar me furgonë dhe kamionë. Ata u shkatërruan për tre ditë. Bëhet fjalë për pajisje elektronike – fotoaparate, mbajtëse për pllaka elektronike të të dhënave, magnetoskopë, kompjuterë, televizorë.

Nikolla ose Boshko, ose Kire, njëri prej tyre më kontaktonte mua nga Ministria e Brendshme. Nuk e mbaj mend saktësisht kush ishte. Më thanë duhet të shkatërroheshin mbeturina elektronike, dhe se do të paguhesha për të gjitha. Shkatërrimi ndodhi në një depo në vendbanimin e Dame Gruev, në rrugën “Luka Gerov”-tha Aleksandar Quiq, punonjës i Ministrisë së Brendshme (dëshmitar)

Në prill të vitit 2015, pajisjet e shkatërruara për përgjime u dërguan për shkatërrim shtesë në një depo në Maxhari.

Erdhi kamioni dhe katër persona. Nuk i njoh. Ata më thanë që mund të fillosh. Mora materialin, e futa në shtypës. Unë e shtypa atë, një herë dhe përsëri, për ta imtësuar materialin. Pastaj e futa përsëri në kamion. Vendosa materialin e zi në shtypësin, si shirita ashtu diçka. Makina i kapte mallrat, dhe pastaj do t’i vendoste në një makinë tjetër për imtësim. Pjesët ishin më të vogla”-pohoi Orce Kimevski, punonjës i “Eco Cirkon” (dëshmitar)

Në Target-Fortesa është akuzuar udhëheqja e dikurshme e Ministrisë së Brendshme – Gordana Jankuloska si ministre, Sasho Mijalkov si drejtues i policisë sekrete, si dhe agjentët e arratisur nga DSK-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button