Tarifat e Trump, aksionet e tregut aziatik bien ndërsa ari arrin një nivel rekord
Tarifat e Trump, aksionet e tregut aziatik bien ndërsa ari arrin një nivel rekord

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp kanë shkaktuar uljen e aksioneve në tregun aziatik, ndërkohë ari është rritur në një nivel rekord pasi investitorët grumbullohen në të ashtuquajturat asete të sigurta, të shkaktuar nga shqetësimet për përkeqësimin e luftës tregtare SHBA-Kinë. Kjo erdhi pasi një shitje në Wall Street fshiu fitimet nga rekordi i një dite më parë. Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë qendrat prodhuese të Azisë Juglindore, Vietnamin, Kamboxhia dhe Malajzinë javën e ardhshme, ndërsa kërkon të forcojë lidhjet tregtare me fqinjët e Kinës. Tramp thotë se ai ende shpreson të arrijë një marrëveshje me Pekinin që do të jetë e dobishme për SHBA dhe Kinën.
“Investitorët janë ende të tronditur nga lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Sot vërejmë se tregu i Hong Kongut ishte më elastik. Investitorët duhet të lidhin rripat e sigurimit. Ne presim më shumë paqëndrueshmëri në tregjet e aksioneve, si dhe në tregun e obligacioneve. Investitorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj shitjes”, deklaroi Luis Uong, Drejtor, drejtor i “Philip Securities Group”. Alsat.mk