Taulant Xhaka si Zidani, por vetëm për goditje të kundërshtarit me kokë

Baseli i Taulant Xhakës u mund me rezultatin e pastër 0 me 2, nga rivalët e Zurihut, në një ndeshje për tu harruar qoftë për “legjionarin” e kombëtares së Shqipërise, por edhe për të gjithë skuadrën e tij.

Teksa ndeshja ishte në prag të përfundimit, në minutën e 102’-të, pas dhënies së 12 minutave shtesë, Xhaka ka goditur me kokë në gjoks kundërshtarin e tij, siç kishte bërë vite më parë Zinedin Zidan ndaj Marko Matercit, duke u larguar nga fusha pas kartonit të kuq.

Ndërkaq, vlen të përmendet që nuk ky karton nuk ishte i vetmi i kuq në këtë takim kjo pasi kartona të kuq janë dhënë edhe për 2 lojtarë të tjerë, njëri i Basel e tjetri i Zurihut. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button