Tayna kapet sërish mat me të dashurin miliarder?

Tayna kapet sërish mat me të dashurin miliarder?

Përflitet gjithmonë për muzikën që bën por sa i përket jetës private është treguar shumë hermetike. Ndonëse është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave sa i përket kësaj pjesë, Tayna nuk i ka shpëtuar fotove të kapura nga ndjekësit.

Kohët e fundit është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me Giovanni Santoro. Agjenti i futbollistëve të njohur u fotografua bashkë me reperen disa javë më parë gjatë pushimeve që kanë kaluar në Itali. Ishte pikërisht ky udhëtim që zbuloi romancën e tyre.

Giovanni njihet si një nga miliarderët e rinj. Së fundmi, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një video, në të cilën pretendohet se protagoniste është vetë Tayna, ku shihet duke u puthur me Giovannin. Ata shihen në një aeroport me valixhet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button