“Te Bajern Munihu kam ardhur për të qëndruar për shumë vite”

Sulmuesi i Bajern Munihut, Hari Kejn deri më tani ka qenë protagonist te gjermanët, ndërsa ka shënuar 43 gola. Sulmuesi anglez, i cili shënoi edhe në gjysmëfinalen e Ligws sw Kampionwve të martën kundër Real Madrid-it, siguroi të gjithë tifozët bavarezë për të ardhmen e tij.

“Unë jam këtu për të qëndruar shumë vite, nuk kam ardhur vetëm për një vit. Dua të luaj në ndeshje të shkëlqyera si ajo kundër ‘Los Blankos’. Dua t’i përjetoj këto momente dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme tani se të kthehem në ‘Bernabeu ‘, javën e ardhshme dhe të triumfojmë atje,” deklaroi Kejn.

LEXO EDHE:

Back to top button