Juventusi filloi të ndërtojë mesfushën, në garë janë 5 futbollist të “rinj”

Juventusi duket e detyruar të ndërtojë një mesfushë thuaje të re dhe alternativat në treg nuk mungojnë. Pavarësisht se fillimisht duhet zgjidhur enigma e trajnerit pasi nuk dihet nëse do të vazhdohet me Alegrin apo do të kërkohet një profil i ri me Tiago Motën në krye të listës.

Llazar Samarxhiç dhe Teun Kopmainers janë ëndrrat e mëdha. Jo vetëm për nga cilësia që mund të sillnin te 36 herë kampionët e Italisë, por edhe sepse kushtojnë. I pari mund të largohet nga Udineze për rreth 30 milionë euro, teksa Atalanta kërkon të paktën 50 milionë për një nga shokët më të talentuar të Berat Gjimshitit.

Sergej Milinkoviç-Saviç ka të gjitha shanset për t’u bërë një nga protagonistët kryesorë të merkatos. Mesfushori serb, në fakt, synon të largohet nga Arabia Saudite një vit pas zbarkimit të tij atje, gjë që ka ngjallur interes masiv nga ekipe si PSZH e Man. Junajted, të cilave tashmë u është shtuar edhe Juventusi.

Zhorzhinjos i përfundon kontrata në fund të sezonit me Arsenalin dhe italo-braziliani po mendon të shfrytëzojë rinovimin e njëanshëm nëse merr garanci minutazhi. Përndryshe, duket i hapur për tu kthyer në Itali ku Juventusi përbën një mundësi të mirë e për më tepër që aty do të gjente Kristiano Xhuntolin, ish-drejtorin e tij në kohët e Napolit.

Në ditët e fundit, mësohet gjithashtu se Juves i është vetofruar Tiago Alkantara por ish mesfushori i Barcelonës nuk i intrigon drejtuesit të cilët kanë dyshime për integritetin e tij fizik.

LEXO EDHE:

Back to top button