Gazetar: Miki Trajkovski
Ohri, Struga dhe Kërçova janë të përgatitura për ditën e nesërme të zgjedhjeve. Të gjitha komisionet zgjedhore sot kanë marrë në kohë materialet zgjedhore. Këto zgjedhje në Ohër karakterizohen nga numri më i madh i votuesve krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 863 votues më shumë.
“Në nivelin e Komunës Ohër, aktive janë 87 vendvotime. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 52,580 votues, prej të cilëve 9 janë në shtëpi kujdesi, dhe 36 persona janë duke vuajtur masë dënimi me burg ose janë në paraburgim. Në institucionet e ndëshkuese përmirësuese sot kanë votuar të dënuarit. Në burgun e Ohrit ka 14 të dënuar, prej të cilëve vetëm 1 person është nga Ohri, dhe janë regjistruar 230 persona të sëmurë dhe të paaftë për të votuar”, tha Antigona Sionov- presidente e Komisionit Zgjedhor Ohër.
Në total 296 persona të sëmurë dhe të dobët dhe shtatë të dënuar sot mundën të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në Strugë. Në Strugë do të votohet në 101 vendvotime, dhe në listën zgjedhore janë regjistruar 61,956 persona me të drejtë vote. Në Kërçovë numri i vendvotimeve do të jetë 10 më pak.
“Në total janë 109 vendvotime, prej të cilave 11 janë vendvotime joaktive. Votuesit e atyre vendvotimeve do të votojnë në qendrat më të afërta. Ata janë joaktivë sepse kanë më pak se 10 votues dhe aty nuk do të ketë votim, por do të votojnë në vendvotimin më të afërt të vendbanimit të tyre”, tha Drita Ahmeti Abedini – Kryetare e KKZ-së.
Por edhe në Kërçovë në këto zgjedhje do të ketë mbi 1 mijë votues krahasuar me vitin e kaluar. Të drejtën e votës e kanë 51,040 votues, ndërsa sot mundën të votojnë 656 persona të sëmurë dhe të dobët./Alsat.mk








