Të dhëna shqetësuese në vend për abuzimin seksual ndaj të miturve

Në tre vitet e fundit në vendin tonë 41 fëmijë janë dhunuar seksualisht. Gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020 Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 290 vepra penale kundër lirisë gjinore dhe mortalitetit gjinorë ku 197 prej viktimave janë minoren, kryesisht të gjinisë femërore. Të dhënat e dikasterit të Brendshëm tregojnë rritje të këtyre veprave penale në vitin 2020, krahasuar më vitin 2018 dhe 2019, përkatësisht  91/87 /112.

Veprat penale  seksuale ndaj fëmijëve



                                                              2018                                 /2019/                                 2020         Gjithsej
Përdhunim                                          16                                         12                                       13             41 raste

Marrëdhënie seksuale                       –                                           –                                           3                3  raste
mbi person të pafuqishëm

Sulm gjinor ndaj fëmije që              29                                          31                                       40              100 raste
nuk ka mbushur 14 vjeç


Marrëdhënie përmes
keqpërdorimit të vullnetit               –                                               –                                          1                 1 rast

Përjetimi i pasioneve seksuale      13                                             5                                         4                 22 raste
para tjetrit

Ndërmjetësim për prostitucion     1                                              –                                         3                  4 raste

Prodhim dhe distribuim
i pornografisë më fëmijë                  1                                             6                                         2                   9 raste

 

Fëmijëve u është treguar                 3                                              7                                         4                 14 raste
material pornografik

Vepra të tjera                                                                                                                                                    3 raste

 

Sipas profesorit universitar Emil Sulejman, ekzistojnë dyshimet se shifrat e këtij fenomeni destruktiv në shoqëri mund të jenë edhe më të larta. Veprat si incesti, pedofilia dhe të ngjashme, thotë ai, janë ndër abuzimet më të rënda që cenojnë etikën dhe kodet morale të një shoqërie. Profesori universitar thotë se prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi të jashtëzakonshme ndërtimit të një komunikimi të shëndoshë me fëmijët e tyre dhe të jenë vigjilent ndaj sjelljeve që ata manifestojnë. Shpeshherë, thotë ai, fëmijët nuk e dinë se çfarë u ka ndodhur.

Guximi që viktimat sa më shumë t’i paraqesin dhe sa më shumë t’i alarmojnë veprimet e tilla, të cilat lënë pasoja edhe psikike edhe sociale. Lënë pasoja të rënda tek individi deri sa të jetë gjallë. 05:30 Shenjat paraprake janë që fëmija tërhiqet në vete, nuk komunikon më shokët, nuk komunikon me anëtarët ë familjes apo me grupin shoqëror. 06:08 Aty duhet të ndërmarr hapa edhe sistemi arsimorë edhe organet sociale, gjyqësore dhe mediat. 07:03 Kështu që mendoj se kjo dukuri ka qenë prezente edhe më herët, por nuk ka pasur aq shumë ekspansion të informacioneve që sot i kemi.”- thotë Sinkron: Emil Sulejman- sociolog.

Ina Xhungumanova, nga Komiteti i Helsinkit, konsideron se në vendin tonë ligjet që dënojnë abuzuesit dhe mbrojnë viktimat janë të mira, por lë për të dëshiruar implementimi i tyre. Mbrojtja e viktimave është më e vështirë kur dhunuesi është pjestar i familjes.

“03:40 Unë të jem e sinqertë, kemi rregullativë ligjore, por është me pikëpyetje se sa ajo rregullativë ligjore implementimet apo zbatohet në praktikë. Institucionet duhet të bashkëpunojnë mes tyre. Dhe Qendrat për punë sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme, edhe shkollat që të mund të kemi një mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe parandalim të dhunës së tillë ndaj fëmijëve.”- deklaroi Ina Dzungumanova – Komiteti i Helsinkit.

Në Kodin Penal parashikohen dënim me burg për personat që kryejnë vepra të tilla. Varësisht nga vepra e kryer, dhunuesi mund të dënohet nga 6 muaj deri në 10 vjet burg.

Përgatiti: Evi Shkopi

 

LEXO EDHE:

Back to top button