Të dielën Kongresi i LSDM-së, Sheqerinska nuk do ketë funksion në parti

Nuk besoj në pozita, besoj në punë. Këtë e deklaroi zëvendës kryetarja aktuale e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në pritje të Kongresit të nesërm të partisë. Ajo edhe njëherë theksoi së se nuk do të kandidojë për ndonjë funksion në parti, por tha se do jetë në LSDM.

E pse do isha larguar nga partia? -Jo jo. E dini si, unë kam parë shumë njerëz që besojnë në vlera të caktuara dhe i përkasin një partie politike vetëm si funksionar. Unë nuk jam një prej tyre – deklaroi Radmilla Sheqerinska, zëvendskryetare e LSDM-së.

E pyetur nëse ajo do të pranonte ndonjë post tjetër partiak dhe nëse nuk do ta fitonte, a do qëndrojë në vend apo do shkojë në Uashington, ajo u përgjigj se për të nuk është serioze të lëvizë nga një vend në tjetrin.

Gjithë këtë e kam dëgjuar tre vjet dhe assesi të ndodhë. Unë do të doja të flisja pak më shumë për gjëra thelbësore, reale dhe më pak të harxhoj kohë në dezinformata, madje edhe me më pak lojëra pas kuintave – tha Radmilla Sheqerinska, zëvendskryetare e LSDM-së.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, nga ana tjetër, thotë se ai nuk ka biseduar me kryetarin e partisë, Zoran Zaev, për ndonjë post në parti.

Nuk e kam diskutuar këtë temë me kryetarin Zaev. Ne jemi të preokupuar me menaxhimin e këtij procesi, krizës dhe vaksinimit – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i LSDM-së, Zaev, në lidhje me zërat për udhëheqjen e re të partisë, tha se gjithçka që del në publik ndoshta është në kuadër të diskutimeve që bëhen brenda organeve dhe trupave të partisë. Ai nuk foli për zgjidhjet e mundshme kadrovike.

Ne hyjmë në kongres të ri me politika të reja. Patjetër do ta kuptoni këtë përmes kuadrove të reja. Të paktën 30 për qind e kuadrit në organet më të larta të partisë është ripërtërirë. Partia është e hapur për njerëz të rinj, për kuadër të ri për të përparuar në karrierën e tyre, por përmes diskutimit të Këshillin Ekzekutiv, Këshillin Qendror dhe në fund të kongresit do të merren të gjitha vendimet – theksoi Zoran Zaev – kryetarë i LSDM-së.

Zaev u rizgjodh në krye të partisë më 21 mars në zgjedhjet e para direkte brendapartiake. Fokusi tani është në postet e nënkryetarëve të partisë.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button