Të enjten Kisha Ortodokse proteston kundër propozim ligjeve për evidencën amë dhe barazinë gjinore

Të enjten Kisha Ortodokse proteston kundër propozim ligjeve për evidencën amë dhe barazinë gjinore

Gazetar: Adrian Kerimi

Kisha Ortodokse Maqedonase të enjten organizon protestë gjithë popullore kundër dy propozim-ligjeve të cilët sipas tyre cenojnë themelet bazë të besimit dhe shoqërisë. Njëri është propozim-Ligji për Evidencën Amë i cili ndodhet në procedurë parlamentare dhe tjetri është propozim-Ligji për Barazi Gjinore. Dy zgjidhjet ligjore i mundësojnë individit që juridikisht vetëm përmes deklarimit të ndryshon gjininë. Kjo sipas peshkopit, Jakov Stobiski është shkelje dhe kufizim i lirive të dhe të drejtave të njeriut.

“Konsiderojmë se këto dy ligje cenojnë seriozisht të drejtën tonë të besimit në Zot dhe predikimit fetar. Me këto zgjidhje jo vetëm që ri definohet shoqëria, por kufizohet edhe liria e fjalës”, tha Jakov Stobiski, Peshkop.

Stobiski vlerëson mënyra se si pretendon shumica të realizojë të drejtat e një grupi në kurriz të shoqërisë nënkupton diktaturë.

“Protestojmë. Ajo që vlerësojmë se është kontestuese në ligj është fakti se zbatimi i tyre do të ndikon në realizimin e të drejtave të individëve ose një grupi, por i cenon rëndë të drejtat e 99 për qind të qytetarëve në shtet. Zbatimi i të drejtave të një grupi të vogël në kurriz të një grupi të madh është diktaturë”, deklaroi Jakov Stobiski, Peshkop.

LSDM-ja mbrëmë me vendim të Komitetit Ekzekutiv u tërhoq nga propozim-Ligji për Evidencën Amë, ndërsa mbi propozim-Ligjin për Barazi Gjinore do të vazhdojnë konsultimet. Kundërshtimi i zgjidhjeve ligjore mbështetet edhe nga bashkësitë E tjera fetare në vend, por nuk dihet nëse do ta mbështesin edhe protestën e ditës së enjte. Qeveria për herë të dytë tërhiqet nga Ligji për Evidencën Amë, pas tërheqjes paraprake në mars të vitit kaluar. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button