Të gjithë në Vodno më 17 maj – Vjen ngjarja më masive Sparkasse Life “I pari në majë”
Të gjithë në Vodno më 17 maj – Vjen ngjarja më masive Sparkasse Life “I pari në majë”
Më 17 maj 2026, mali Vodno do të jetë qendra e energjisë, sportit dhe bashkimit me edicionin e 14-të të ngjarjes më masive sportivo-rekreative në vend, Sparkasse Life “I pari në majë” (Prv do Vrv!).
Kjo është një thirrje për të gjithë: rekreativë, profesionistë, familje, kompani, miq… të bëhen pjesë e këtij eventi që nuk është vetëm garë, por një përvojë që mbahet mend dhe i bashkon dashamirët e malit, sportit dhe rekreacionit në pesë kategori garuese deri në majën e Vodnos:
- Vrapim malor (4,5 km)
- Çiklizëm malor (9 km)
- Çiklizëm rrugor (11,4 km)
- E-bike (9 km)
- Team Building -gara e kompanive: Summit Run (4,5 km)
Pa marrë parasysh nëse garoni apo merrni pjesë rekreativisht, qëllimi është i njëjtë: të arrini “i pari në majë” dhe të bëheni pjesë e ngjitjes më masive në Vodno dhe energjisë që çdo vit e krijojnë mijëra pjesëmarrës.
“Jemi krenarë që edhe këtë vit e vazhdojmë traditën e Sparkasse Life – I pari në majë, që në edicionin e 14-të po shndërrohet në një nga ngjarjet më të njohura sportivo-rekreative në vend. Ngjarja reflekton përkushtimin tonë ndaj punës së qëndrueshme, zhvillimit të zakoneve të shëndetshme, mbështetjes së sportit dhe ndërtimit të një komuniteti të fortë e të lidhur – vlera në të cilat e shohim të ardhmen” – deklaroi Ivana Petrevska, drejtoreshë e Drejtorisë për Marketing dhe Komunikime në Sparkasse Bank, mbështetësi kryesor i ngjarjes.
Garat e çiklizmit do të fillojnë në orën 9:45 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit me start para SHF “Koço Racin”, ndërsa vrapimi malor dhe gara e kompanive do të nisin direkt para shkollës në orën 10:00. Pistet përfshijnë pika kontrolli pranë policisë, në Mes-Vodno dhe para vijës së finishit në majë.
Çdo pjesëmarrës që e përfundon garën, merr medalje finisheri. Janë parashikuar edhe medalje për të gjitha grupmoshat edhe për konkurencën e meshkujve dhe femrave, me kusht që të ketë të paktën tre pjesëmarrës për kategori. Sparkasse Bank përsëri siguron fond shpërblimesh prej 1.000 euro për rekorde të reja.
Ngjarja po tërheq gjithnjë e më shumë pjesëmarrës nga jashtë, dhe tashmë janë regjistruar garues nga Gjermania, Serbia, Italia, Bullgaria dhe SHBA, duke i dhënë sfidës një frymë ndërkombëtare.
Për të dytin vit radhazi, përmes platformës për të rinj Vibe On të Sparkasse Bank, hapet mundësi shtesë që të rinjtë të bëhen pjesë e këtij përjetimi unik sportiv. Nëse ke një llogari aktive Vibe On, ngjitesh rregullisht në Vodno dhe je në formë të shkëlqyer, zgjidh kategorinë tënde dhe siguro pjesëmarrjen në garë me çmim të veçantë me zbritje.
Sparkasse Bank vazhdimisht investon në iniciativa, që i nxisin të rinjtë drejt zakoneve të shëndetshme, aktivitetit fizik dhe një mënyre pozitive jetese.
Në majë ju pret piknik, muzikë, shoqërim dhe atmosferë që e shndërron ngjitjen në një festë të vërtetë. Pas programit argëtues do të mbahet ceremonia e shpalljes së fituesve.
Regjistrimi me bluzë suvenir është i mundur deri më 5 maj, ndërsa afati i fundit për regjistrim është 10 maj.
Të gjithë në Vodno! Regjistrohuni në








