Të gjithë testet janë negative, Napoli është gati

Skuadra e Napolit ka dal nga vetizolim, ku qëndroi gjatë javës së kaluar, pasi Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas dolën pozitivë në testimin për “Covid-19”. Kjo ishte arsyeja që Napolit s’u lejua të udhëtojë drejt Torinos për ndeshjen e 4 tetorit kundër Juventusit në Serie A.

Por të gjitha testet e bëra deri tani, përfshirë edhe atë të fundit të hënën, asnjë lojtar tjetër i Napolit nuk ka dalë pozitivë për “Covid-19.” Kjo nënkupton se Napoli duhet të jetë i gatshëm të përballet me Atalantën të shtunën në Seria A

LEXO EDHE:

Back to top button