Të hënën regjim i veçantë trafiku në Shkup

Për shkak të stërvitjes operativo-taktike, nesër në rrugët e Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit

Për shkak të stërvitjes operativo-taktike, nesër në rrugët e Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit, ndërsa komunikacioni do të drejtohet në rrugët përreth.

Siç njofton MPB, stërvitja operativo-taktike do të mbahet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 12:00, nga Ministria e Brendshme, në koordinim me Ambasadën Amerikane, gjatë së cilës rruga “Llazar Liçenoski” dhe ”Samoillova” do të jenë të mbyllur për qarkullim, poashtu bulevardi ”Nikolla Karev” – Makedonsko-Kosovska Brigada” deri te rruga ”8 Shtatori”.

Për këtë, MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet stërvitja.

LEXO EDHE:

Back to top button