Te Njuksëlli të dëshpëruar: E pabesueshme ajo që ndodhi

Trajneri i Njukasëllit Edie Hou, nuk mund ta kishte shprehur më me elokuencë zhgënjimin, pasi u detyrua të dorëzohej 1-2 ndaj Arsenal në ndeshjen e Premier Ligë.

“Të pësosh dy gola në minutat e fundit dhe të humbasësh këtë ndeshje në fushën tënde të dhemb. Duhet të reflektojmë dhe të pranojmë se nuk ishim në formën tonë më të mirë. Nuk kishte mungesë përpjekjesh, por nga një perspektivë futbollistike, nuk ishim tamam aty ku duhej. Faktori vendimtar ishte ndoshta numri i goditjeve nga këndi”, deklaroi më tej trajneri i Njukasëllit.

 

“Mendoj se Odegaard bëri diferencën në performancën e tyre të përgjithshme. Në fund, presioni u ndje. Nuk kishte mungesë përpjekjesh, por ishin detajet e vogla që na kushtuan shtrenjtë. Jemi gjithmonë në duart e VAR, dhe unë duhet t’u besoj të dy vendimeve, një në favorin tonë dhe një kundër,” tha në fund trajneri i Njukasëllit.

LEXO EDHE:

Back to top button