Masimiliano Alegri është gjithmonë i papërmbajtshëm në pankinë dhe këtë e ka treguar vazhdimisht në vitet e fundit si te Juventusi, ashtu edhe te Milani ku gjendet aktualisht. Dhe nervozizmit nuk iu shmang as në ndeshjen ndaj Napolit të cilën e përjetoi shumë i tensionuar.
Në fundin e sfidës, kur skuadra e tij kryesonte 2-1 por ishte me një lojtar më pak, Alegri urdhëroi ekipin të kthehej në mbrojtje e të mos lejonte rreziqe para Menja. Por në një rast kur portieri u detyrua të bënte një ndërhyrje vendimtare ndaj një gjuajtje nga distanca, Alegri u inatos shumë me lojtarët e tij.
https://streamin.me/v/80af4938
Ai u çua dhe nga nervozizmi shkelmoi një top të vendosur pranë pankinës së tij, teksa shpërthente në kritika ndaj futbollistëve të Milanit që e kishin lejuar një gjuajtje të tillë.








