Të paktën 4 të vrarë pas shpërthimit brenda një xhamie në Kabul

Të paktën 4 të vrarë pas shpërthimit brenda një xhamie në Kabul

Një shpërthim në një xhami ndërsa njerëzit po dilnin nga lutjet e pasdites vrau të paktën katër persona dhe plagosi  10 të tjerë në kryeqytetin afgan.

Një kolonë tymi i zi u ngrit në qiell të premten dhe të shtënat u dëgjuan disa minuta pas shpërthimit në lagjen diplomatike të qytetit, shkruan Al Jazeera.

“Pas lutjeve, kur njerëzit donin të dilnin nga xhamia, ndodhi një shpërthim”, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran. “Të gjitha viktimat janë civilë”.

Shpërthimi ndodhi në Wazir Akbar Khan, një zonë që dikur ishte shtëpia e “zonës së gjelbër” të qytetit, vendndodhjes së shumë ambasadave të huaja dhe NATO-s, por tani e kontrolluar nga talebanët në pushtet.

LEXO EDHE:

Back to top button