Të reshurat e shiut ndalojnë garën në Monako

Gara për Çmimin e Madh të Monakos në Formual 1 është shtyrë, për shkak të kushteve të këqia atmosferike. Starti i Çmimit të Madh të Monakos ishte paraparë të fillojë në orën 15:00, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë për shkak të motit me shi.

Fillimisht u shtye për 16 minuta, më pas filloi, por gara u ndalua, pasi që pista nuk është në gjendje të mire, si pasojë e reshjeve të mëdha, andaj u ngritë edhe flamuri i kuq.

Garën në vendin e parë do të fillojë Sharll Leklek, pas tij Karlos Sainz, dhe Serhio Perez, derisa Maks Verstapen fillon nga pozita e katërt, ndërsa Luis Hamilton nga vendi i tetë.

LEXO EDHE:

Back to top button