Qytetarët janë të ndarë në mendime nëse “Shporta e Vjeshtës” i ka ulur çmimet e materialeve shkollore

Qytetarët janë të ndarë në mendime nëse “Shporta e Vjeshtës” i ka ulur çmimet e materialeve shkollore

Gazetar: Angel Dimovski

Nesër do të bjerë zilja e parë e shkollës ndërsa shumica e nxënësve tashmë janë pajisur me materialet e nevojshme për mësim. I pyetëm prindërit nëse me zbatimin e masës qeveritare “Shporta e Vjeshtës” janë stabilizuar çmimet e materialeve shkollore. Disa thanë se çmimet janë të pranueshme dhe pak më të larta se vitin e kaluar, ndërsa të tjerë mendojnë se ato janë me shumë të larta.

Anketë

“Po, kam blerë mjaftueshëm, kam shumë nipër e mbesa që fillojnë këtë vit, të gjithë janë të kënaqur me dhuratat e tyre. Megjithatë, për sa i përket çmimeve, të them të drejtën, nuk më duken shumë të larta.”

“Për mbesën bleva para disa ditësh, ka ulje çmimesh, por nuk është ajo që duhet; për pesë ose gjashtë denarë mendoj se duhet të ulej më shumë. Kur çmimet rriten, rriten 30-40%, ndërsa ulja është vetëm 10-15%, krahasuar me këtë, nuk është gjë.”

“Po, ishin të përballueshme, ajo që kemi blerë ishte e mirë.”

Kemi vizituar një librari për të kontrolluar sa do të kushtonte një paketë bazë për fillimin e vitit shkollor, e përbërë nga: një çantë shpine, një fletore, stilolaps, set vizoresh, kuti për stilolapsa, lapsa ngjyra, markera, kalkulator, gërshërë, ngjitës dhe dosje. Sipas çmimeve aktuale, për një pjesë të vogël të materialeve më bazike nevojiten rreth 3.720 denarë. Sigurisht, kjo shumë ndryshon – varësisht nga marka, cilësia dhe mosha e fëmijës.

Sipas vendimit të Qeverisë, shporta shkollore parashikon ulje të çmimeve të materialeve shkollore me të paktën 10% në shitjen me shumicë dhe 15% në shitjen me pakicë. Masa mbulon fletoret, çantat e shpinës, lapsat, ngjyrat, flomasterët, kalkulatorët, gërshërët, ngjitësin, dosjet dhe materiale të tjera bazë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button