13 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm, 11 pa patentë dhe dy nën ndikimin e alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 13 shoferë në mbarë vendin për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brenshme.

Sipas MPB-së, 11 prej tyre drejtonin automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy persona janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Mes personave të ndaluar pa patentë shoferi, dy janë të mitur.

Në Shkup janë ndaluar katër persona, përfshirë një të mitur, për drejtim automjeti pa patentë shoferi. Nga dy raste të tilla janë evidentuar në Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa nga një person është ndaluar në Gostivar, Koçan dhe Prilep.

Ndërkohë, nga një shofer në Probishtip dhe Kavadar është privuar nga liria pasi drejtonte automjet nën ndikimin e alkoolit.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Autoritetet njëherësh u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, nëse kanë masë ndalimi për drejtim apo në gjendje të dehur, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button