Të shtëna me armë para zyrave të partisë turke në pushtet

Të shtëna me armë para zyrave të partisë turke në pushtet

Persona të panjohur kanë shtënë me armë në një prej zyrave të partisë turke në pushtet – atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit, AKP në Stamboll.

Dy sulmues u afruan para zyrave të partisë në Bahcelievler dhe kanë shkrepur pesë plumba në ajër, ka njoftuar zyra e guvernatorit – duke  theksuar se në katin më të lartë të zyrës janë gjetur katër gëzhoja të plumbave.

Aktualisht po kryhen hetimet për të dyshuarit, ndërsa deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Zëdhënësi i AKP-së, Omer Celik, ka dënuar incidentin, duke thënë se partia do të vazhdojë të bëhet gati për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të parapara të mbahen më 14 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button