Të shtëna me armë zjarri në një aeroport ushtarak në Rusi, ka viktima!

Tre ushtarë kanë mbetur të vrarë në një aeroport ushtarak pasi një kolegë ka hapur zjarr në drejtim të ushtarëve tjerë. Ngjarja ka ndodhur afër qytetit Voronezh, njoftoi qendra për shtyp e rrethit Perëndimorë ushtarak në Rusi.

Burime të gazetës “Sputnik” thonë se incidenti ka ndoshur në aeroportin “Balltimor”

Disa mediume ruse raportojnë se agrsori është një regrut 20 vjeçar i cili fillimisht i ka sulmuar kolegët me sëpatë ndërsa më pas ka hapur zjarr.

Siç informon The Moscow Times, në mesin e viktimave janë dy oficer dhe një ushtar i paguar.

LEXO EDHE:

Back to top button