Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, vriten 3 futbollistë

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, vriten 3 futbollistë

Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhiniasu u qëlluan për vdekje  nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Virxhinias në SHBA.

BBC raporton se autori i cili është arrestuar, është student i Universitetit të Virxhinias.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.

Atentati ndodhi të dielën, ndaj autobusit që ishte i mbushur plot me studentë. Mësohet se studentët po ktheheshin nga një ekskursion të dielën mbrëma në Virxhinia,

Viktimat u identifikuan si Devin Chandler, një student i vitit të dytë nga Virginia Beach, Deshaun Perry, një student i vitit të katërt nga Miami, Florida dhe Virginia Lavell Davis, një student i vitit të tretë nga Rich Hill, Karolina e Jugut.

Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button