Të shtunën derbi në Tetovë, Cake: Festojmë me “Ballistët”

Përballja në mes Shkëndijës dhe FC Shkupit është derbi kryesor i javës së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Dy ekipet nuk kanë nisur si duhet sezonin e ri, duke lëshuar pikë në ndeshje të caktuara, duke lënë Struga Trim Lum të shkëputet në krye të renditjes, falë startit perfekt me 7-të fitore në 7-të ndeshje.

Pas fitores 3:0 ndaj Karaormanit në 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë dhe para kësaj sfide ka folur mbrojtësi i Shkëndijës, Klisman Cake.

“Është një ndeshje mjaft e bukur dhe e vështirë për ne. Premtoj unë dhe gjithë ne si ekip se do të japim maksimumin dhe tre pikët të ngelin në Tetovë, aty të festojmë me ‘Ballistët’”, është shprehur Cake.

Përballja në mes Shkëndijës dhe Fc Shkupit, do të zhvillohet më 17 shtator në stadiumin në Tetovë, në orën 15.00 dhe do të drjetohet nga arbitri Jovan Kaçevski nga Struga.

LEXO EDHE:

Back to top button