Tebas: Për teknologjinë “VAR”, duhet të vendosen njerëzit e duhur

Teknologjia në futboll vijon të mbetet një temë e gjerë diskutimi. “VAR” shkakton shumë polemika me një pjesë të madhe të skuadrave që vijojnë të vendosin në dyshim vendimet e arbitrave. Së fundmi, në lidhje me sistemin “VAR”, foli edhe presidenti i La Ligas, Havier Tebas.

Ky i fundit u shpreh se duhet parë më mirë si po funksionon “VAR”-i, ndërsa ndër të tjera shtoi se e rëndësishme është që për teknologjinë duhet të vendosen njerëzit e duhur.

“Duhet të shohim pak më shumë këtë çështjen e “VAR”-it. E kam edhe te njerëzit që janë të përfshirë me VAR, nëse janë ata të duhurit. Kjo pjesë është e rëndësishme sepse ata duhet të jenë të pavarur. E di që ka edhe shumë skuadra të cilat nuk janë të lumtura me vendimet e “VAR”, por po bashkëpunojnë. Duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur”, u shpreh Tebas.

LEXO EDHE:

Back to top button