Teherani do të blejë avionë luftarakë SU-35 nga Rusia

Teherani do të blejë avionë luftarakë SU-35 nga Rusia

Media shtetërore iraniane raportuan të shtunën se Teherani ka arritur marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar SU-35 nga Rusia.

Mediat cituan misionin e Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Irani ka kërkuar nga disa vende që të shqyrtojnë mundësinë që t’i shesin Tehranit avionë luftarakë dhe Rusia është përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë”, thuhet në raportimin e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që citonte misionin në OKB.

Në raportimet e mediave nuk janë dhënë detaje të marrëveshjes, e as komente nga pala ruse.

Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, e ka akuzuar Rusinë se po e mbështet Iranin me ndihma ushtarake – përfshirë këtu furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Kjo u tha se është pjesë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve, pasi që Teherani e mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia përmes furnizimit të ushtrisë ruse me dronë.

LEXO EDHE:

Back to top button