Tejkalohet rekordi i vjetër 32 vjeçar në sallat e mbyllura

Atleti amerikan Rajan Krouser vendosi rekord të ri botëror në garën e hedhjes së gjyles në sallat e mbyllura. Ai dërgoi gjylen në gjatësi prej 22.82 metra, duke përmirësuar me 16 centimetra rekordin e mëparshëm, që ishte vendosur 32 vite më parë nga një tjetër amerikan, Rend Barns ose më saktë më 20 janar 1989.

Rekordi i ri u vendos në turneun e “American Track League”, që u zhvillua në Oregon të Amerikës, një etapë e “World Athletics Indoor Tour”. Ndryshe Rajan Krouser është edhe kampion olimpike në fuqi në këtë disiplinë, duke qenë pretendent për medaljen e artë olimpike edhe këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button