Smajlaj, sërisht në vendin e parë në kërcim së gjati

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj u ndal në vendin e parë në turneun e sallave të mbyllura të zhvilluara në Vjenë të Austrisë. Smajlaj, nga 6 kërcime në dispozicion, realizoi saktë 3 prej tyre dhe në kërcimin e tretë regjistroi distancën prej 7.89 metra, me çka u ndal në vendin e parë. Në këtë disiplinë morën pjesë 5 konkurrentë, ndërsa në vendi në vendin e dytë u ndal kroati Marko Ceko, me distancë 7.77 metra.

Smajlaj ka kohë që përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku synon një paraqitje të mirë dhe të kapë zonën e medaljeve. Atleti shkodran është kampion i Europës në këtë disiplinë, ndërsa rezultati i tij më i mirë në kërcim së gjati është 8.11 metra.

LEXO EDHE:

Back to top button