Telashet me transport publik në Shkup s’kanë të ndalur – Autobusët mbesin në rrugë pa karburant?

Telashet me transport publik në Shkup s’kanë të ndalur – Autobusët mbesin në rrugë pa karburant?

Gazetar: Avni Tahiri

Në rrjetet sociale qytetarët shpërndajnë video të autobusëve të NQP-së të ndalur në rrugë. Ndërsa informatat jo zyrtare thonë se disa nga autobusët e transportit publik në Shkup kanë mbetur pa karburant për shkak të borxhit ndaj kompanisë furnizuese.

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk morëm përgjigje se a janë të vërtetë zërat se qyteti i Shkupit mund të mbetet pa transport publik në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, transportuesit privatë të cilët për një kohë të gjatë qarkullojnë vetëm pas orës 17:00 apeluan autoritetet që të zhvillojnë menjëherë  mbledhje për të zgjidhur problemin.

Transportuesit privatë thonë se kanë 200 autobusë në dispozicion me të cilët mund të kompensojmë mungesën e autobusëve të NQP-së. Transportuesit privatë thonë se nuk mund t’i përgjigjen orarit të rregullt për shkak të borxhit të papaguar nga muaji qershor dhe çmimit të ulët për kilometër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button