Këshilli Gjyqësor nuk do t’i tërheqë emrat e propozuar për anëtarë të Bordit Drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik

Këshilli Gjyqësor nuk do t’i tërheqë emrat e propozuar për anëtarë të Bordit Drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik

Gazetar: Adrian Kerimi

Këshilli Gjyqësor vazhdon betejën për t’i mbrojtur me çdo kusht dy emrat e propozuar për në Bordin Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe me këtë edhe për ta mbajtur nën kontroll akademinë, shkruan Alsat.

Sot kryetarja Vesna Dameva dhe anëtarë të tjerë të këshillit si Ivica Nikollovski, Antoaneta Dimovska dhe Selim Ademi hodhën vrerë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke e cilësuar atë skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin.

“Gjykatësit janë të mbingarkuar me punë. nga ana tjetër Bordi Drejtues si trupi më i lartë në akademi dhe Këshilli Gjyqësor si organi më i lartë në pushtetin gjyqësor mund të koordinohen më së lehti sepse e njohim edhe profilin e gjykatës, jap propozime mbi nominimet në komisione, bashkëpunimet ndërkombëtare etj. Unë mbetem në këtë qëndrim dhe sulmi ndaj pushtetit gjyqësor është i papranueshëm”, tha Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Pikërisht kjo që thotë Dameva është ajo që kontestohet nga anti-korrupsioni. Kandidatët pasi të mbarojnë akademinë i nënshtrohet intervistave për vlerësim nga komisioni i posaçëm brenda Këshillit Gjyqësor i përbërë nga 5 anëtarë. Në këtë rast, anëtarë të komisionit mund të jenë edhe anëtarët e Bordit Drejtues të Akademisë. Edhe nëse nuk janë pjesë e komisionit, në fund rang lista përfundimtare votohet nga ana e këshillit, ndërsa anëtarët e bordit që votojnë listën në akademi duhet të votojnë edhe listën përfundimtare në këshill. Kjo para dy viteve ishte kontestuar nga anëtari Selim Ademi i cili kishte votuar kundër që anëtarë të këshillit të jenë në bordin e akademisë. Por kësaj here Ademi ndryshoi mendimin.

“Kur për dy vjet nuk është ndërmarrë asgjë dhe askush nuk e ka kontestuar Bordin Drejtues dhe vendimet e tij, tani më vjen habi se si këto vendimet të kontestohen. Unë këtë herë votova për sepse për dy vjet nuk u kontestua. Para dy viteve votova kundër anëtarit tonë. Kësaj here e arsyetova votën time pse votova për”, u shpreh Selim Ademi, Anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Pikërisht mendimet dhe interpretimet ndryshe të propozimeve bën që anti-korrupsioni të detekton dhe vërteton konfliktin e interesit. Këshilli Gjyqësor propozoi nënkryetarin Hanif Zendeli dhe anëtaren Antoaneta Dimovska për anëtarët të Bordit Drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit i kërkoi tërheqjen e tyre, por këshilli duket se këmbëngulur ta vazhdon betejën e përbetuar të BDI-së dhe LSDM-së për ta mbajtur nën kontroll akademinë nga e cila dalin gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button