Inspektorati i shqipton gjobë Klinikës për fëmijë, konstaton një sërë parregullsish

Inspektorati i shqipton gjobë Klinikës për fëmijë, konstaton një sërë parregullsish

Inspektorati Shtetëror Sanitar i ka shqiptuar gjobë në të holla Klinikës për sëmundje të fëmijëve pas konstatimit të mangësive. Sipas Këtij Inspektorati nga gjithsej 14 praktikantë të mjekësisë që i plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së përkohshme nga Oda e mjekëve dhe faksimile për punë të përkohshme, vetëm dy janë pajisur me leje të përkohshme pune dhe nuk është dorëzuar asnjë kërkesë te Ministri i Shëndetësisë. Në ndërrimin e natës, në ambulancën kujdestare punojnë mjekë specializantë pa faksimile të përkohshëm për punë dhe mjekë që nuk i plotësojnë kushtin specializant më i moshuar. Në raport thuhet se në Klinikë, nga 45 mjekë specializantë, kujdestarojnë vetëm nga tre mjekë, prej të cilëve asnjëri në ambulancën e Klinikës, ndërsa në ambulancën e Klinikës dhe ekzaminimet në ambulancë kryhen nga specializantë, të cilët lëshojnë dokumentacion mjekësor në emër të mjekëve specialistë kujdestar, e ndonjëherë edhe dokumentacion pa nënshkrim dhe vulë, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button