Teleskopët vëzhgojnë një valë radioje masive nga një objekt i ndritshëm, daton në 1 miliard vitet e para të universit
Teleskopët vëzhgojnë një valë radioje masive nga një objekt i ndritshëm, daton në 1 miliard vitet e para të universit

Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të universit. Kuazari është një lloj i rrallë galaktike jashtëzakonisht i ndritshëm me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.
Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, thanë astronomët. Valë të tilla radioje nuk janë diçka e rrallë në hapësirën kozmike.
Por kanë qenë të pakapshme në universin e largët të hershëm, deri më tani, për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, që quhet Big Bang. I zbuluar disa vite më parë, kuazari që lëshon këtë valë gjigande radioje u formua kur universi kishte rreth 9% të moshës aktuale, ose brenda 1.2 miliardë viteve të para.