Temperatura e sipërfaqes së oqeanit arriti në 21.2 gradë, duke thyer rekordin e vitit të kaluar

Temperatura e sipërfaqes së oqeanit arriti në 21.2 gradë, duke thyer rekordin e vitit të kaluar

Temperatura mesatare ditore e sipërfaqes së oqeanit në botë në mars theu një rekord të vendosur në vitin 2023, duke arritur “temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë” prej 21.2 gradë.

Sipas të dhënave nga Universiteti i Maine Climate Reanalyzer dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA), ngrohja globale ka çuar gjithashtu në një rritje të temperaturave të sipërfaqes së oqeanit.

Sipas të dhënave, temperatura më e lartë e oqeanit në vitin 2023 u mat në gusht në 21.1 gradë, ndërsa rekordi i sivjetshëm i temperaturës së sipërfaqes së oqeanit prej 21.2 gradë u thye në mars.

Punonjësi i NOAA Gregory S. Johnson i tha CNN se temperatura mesatare globale e oqeanit e matur në 2023 është 0.25 gradë më e lartë se në 2022, një rritje e barabartë me 20 vjet ngrohje në një vit.

Johnson tha se ata presin që këto temperatura rekord të vazhdojnë me rritjen e përqendrimit të gazeve serrë në atmosferë.

LEXO EDHE:

Back to top button