Temperatura të larta në rajon, rrezik për zjarre në pyje
Temperatura të larta në rajon, rrezik për zjarre në pyje

Ndërkohë edhe vendet e rajonit po përballen me temperatura tejet të larta dhe rrezikun e zjarreve në pyje. Në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për temperatura mbi 38 gradë dhe qytetarëve u është kërkuar të kufizojnë daljet. Në Mal të Zi, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik në zonat malore duke shtuar patrullimet pyjore.. Në Serbi është shpallur alarm portokalli për nxehtësi dhe disa spitale kanë ngritur njësi për trajtimin e pacientëve me goditje nga vapa. Në Bullgari u pezulluan aktivitetet bujqësore gjatë mesditës në disa rajone, për të mbrojtur punëtorët nga temperaturat ekstreme. Në Rumani autoritetet kanë shpërndarë ujë falas në stacione urbane dhe hapën qendra freskimi për qytetarët. Në Bosnjë-Hercegovinë është kërkuar ndalimi i përkohshëm i punëve fizike në natyrë dhe janë pezulluar disa linja hekurudhore për shkak të deformimeve nga nxehtësia. /Alsat.mk