Temperaturat e larta kanë mbushur spitalin e fëmijëve

Temperaturat e larta kanë mbushur spitalin e fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi

Temperaturat e larta kanë mbushur spitalin e fëmijëve. Ditëve të fundit është shtuar numri i kontrolleve të fëmijëve, sidomos i atyre deri në moshën një vjeçare. Edhe numri i shtruarjes në spital është i lartë. Sipas mjekes Elena Simnovska i nxehti më shumë tek foshnjat.

“Në këtë periudhë të vitit, kontrollet tek ne vazhdimisht janë në numër më të madh, megjithatë në këtë periudhë tek fëmijët dominojnë infeksionet e brendshme që janë si pasojë e viruseve dhe baktereve. Fëmijët më së shumti vijnë me shenja të dehidrimit, me jashtëqitje, të vjella dhe me temperaturë”, deklaroi Elena Simnovska, mjeke.

Mjekja Simnovska  apelon që në ditët e nxehta të shtohet kujdesi ndaj fëmijëve, sidomos ushqimet që konsumojnë, pasi rreziqet nga infeksionet janë të larta.

“Të kujdesen fillimisht që ushqimi të jetë i freskët, të kujdesen ushqimin që e hanë fëmijët, të jetë e kontrolluar, pasi shumë të shpeshta janë infeksionet nga toksinat, gjithashtu të konsumohet sasi e mjaftueshme e lëngjeve, prindërit të mos kenë panik, fillimisht të fillojnë me rehidrim, t’i japin ujë, nëse nuk kanë rezultat duhet ta sjellin për kontroll, tek mjeku amë dhe nëse ka nevojë edhe tek ne”, shtoi Elena Simnovska, mjeke.

Mjekët gjithashtu rekomandojnë që gjatë ditës fëmijët të shmangin qëndrimin në diell dhe për çdo shqetësim shëndetësor të dërgohen në mjek. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button