Ten Hag: Gjërat shkojnë në kahjen e duhur, pavarësisht disfatës

Erik Ten Hag këmbëngul se Mançester Junajtedi po lëviz në “drejtimin e duhur” pavarësisht humbjes 2-1 në shtëpi nga Fulham. Trajneri mbetet pozitiv në mendimet e tij.
“Duhet të shohësh pamjen e përgjithshme dhe ajo duket shumë mire. Kemi ende mangësi në shumë pozicione. Duhet të rikuperojmë dëmtimet dhe atëherë do të jemi më të ekuilibruar. Ne duhet të forcojmë skuadrën për të ardhmen. Shumë lojtarë të mirë kanë ardhur, me një potencial shumë të lartë”, tha më tej Ten Hag.
“Patjetër që jemi në drejtimin e duhur. Kur kemi lojtarë në dispozicion, ne kemi një ekip shumë të mirë. Pavarësisht humbjes, kemi bërë shumë mirë kohët e fundit. Duhet ta kishim fituar këtë ndeshje sepse skuadra tregoi karakter të madh”, u shpreh trajneri holandez i “Djajve të Kuq”.
“Dëmtimi i Kasemiros ishte një humbje e madhe, pasi humbëm njëfarë stabiliteti në ekip. Goli i parë ishte shumë i shmangshëm, por ne u rikthyem në lojë, kështu që unë duhet t’i vlerësoj ekipin për shfaqjen e karakterit të madh”, tha Ten Hag.