Ten Hag, kërkon me ngulm mbrojtësin e Viljarealit

Me arritjen e Erik ten Hag në “Old Trafford” te Mançester Junajtedi, skuadra angleze do t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë, teksa disa nga lojtarët aktualë që janë tek “Djajtë e Kuq”, janë me valixhe në duar, ndërsa emra të rinj pritet të vihen nën urdhrat e teknikut holandez.

Futbollisti i fundit që ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze është qendërmbrojtësi i Viljarealit. Bëhet fjalë për Pau Tores, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri, ndërsa kërkohet transferimi i tij në “Old Trafford” gjatë merkatës së verës.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Viljarrealin deri më 30 qershor 2024, ndërsa vlera e tij në tregun e futbollistëve është rreth 50 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button