Ten Hag kërkon zgjidhje të shpejtë për 4 lojtarë kryesor

Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag, i ka kërkuar klubit që të gjejë një zgjidhje të shpejtë me disa prej lojtarëvë kryesorë për zgjatjen e kontratave të tyre, në mënyrë që të “mbajë qetësinë” brenda skuadrës në këtë fundsezon.

Mbrojtësi Luk Shou nënshkroi një marrëveshje të re katërvjeçare, por negociatat janë ende në vazhdim që Markus Rashford, David de Gea, Diogo Dalot dhe Fred.

Ten Hag i ka dhënë direktivë klubit që e ardhmja e tyre afatgjatë të sigurohet përpara verës, ku më prioritet ka Rashfordi.

Te Junajtedi janë të bindur se anglezi do të mbetet në “Old Trafford” pavarësisht interesit nga PSZH. Portieri De Gea gjithashtu pritet të arrijë një marrëveshje, por me ulje të rrogës, ndërsa Dalot dhe Fred kanë komunikuar dëshirën e tyre për të qëndruar publikisht dhe privatisht.

“Ne duam t’i mbajmë ata dhe kështu do t’u ofrojmë kontrata, por tani duhet të bisedojmë edhe me agjentët e lojtarëve dhe të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj që marrëveshje të arrihen sa më shpejt, sepse kjo ruan qetësinë dhe ekuilibrat brenda skuadrës. Për mua është e rëndësishme të jemi të bashkuar”, tha trajneri Ten Hag.

 

“Jemi të gjithë bashkë në këtë ekip dhe ka një shpirt të madh brenda grupit, gjë që na nevojitet shumë në këto momente, sepse jemi në fundin e sezonit dhe kemi mjaft ndeshje të rëndësishme në këtë faze. Ne duhet të luajmë futboll në Ligën e Kampionëve, pasi jemi Mançester Junajted,” tha Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button