Mauro Ikardi i “dashuruar” te Stambolli: Dua të qëndroj!

Mauro Ikardi duket i lumtur te Gallatasarai dhe në planet e së ardhmes është qëndrimi sa i gjatë në Stamboll.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, argjentinasi i cili është te klubi turk në formë huazimi nga Paris Sen Zhermenit, theksoi se dëshiron të qëndrojë në Stamboll.

“Dua shumë të qëndroj në Stamboll. Në Paris isha me më të mirët në botë, por as mi hidhnin sytë në rrugë. Këtu shoh një interesim të madh për mua”, shprehet ish-kapiteni i Interit, i cili deri në këto momente ka realizuar 10 gola në 17 ndeshje me Gallatasarain.

LEXO EDHE:

Back to top button