Ten Hag shpalos arsyet e largimit të Ronaldos nga Man. Junajtedit

Ronaldo u vonua në përgatitjet e “Djajve të Kuq”, pasi donte të transferohej në një tjetër klub. Megjithatë, meqenëse portugezi nuk arriti të ndryshonte klubin para fillimit të sezonit, ai duhej të respektonte kontratën e tij dhe t’i bashkohej përgatitjeve të Man. Junajtedit.

 

“Kisha arsyet e mia për të hequr dorë nga Ronaldo. Ato arsye ishin shumë të qarta. I dija pasojat e një vendimi të tillë, e kisha të qartë se ato mund të ishin negative për mua. Nuk u shqetësova, flija i qetë, edhe gjatë natës. Është e imja të marr vendime që e çojnë klubin përpara”, tha Ten Haag.

 

Ronaldo dhe Man. Junajted e ndërprenë kontratën e tyre në nëntor të vitit të kaluar, pasi futbollisti portugez hodhi kritika mbi klubin në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan. Ronaldo më pas vazhdoi karrierën e tij te Al Nassr.

 

“Kjo është puna dhe përgjegjësia ime. Më duhet të qëndroj pranë vendimeve të mia për një afat të gjatë. Sigurisht, jo gjithmonë keni shumë kohë për diçka që duhet të bëni. Pastaj kishim 10 ditë për të vendosur se çfarë të bënim me Ronaldon”, përfundoi Ten Haag.

LEXO EDHE:

Back to top button