Tenisti numër 123 që eliminoi Gjokoviçin: “Askush nuk më njihte më parë”

Luka Nardi, në turneun ATP 1000 në “Indian Uells”, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes botërore, serbin Novak Gjokoviç me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3 dhe kështu fitoi kalimin në fazën e 1/16-ve të turneut në Kaliforni. Menjëherë pas pikës së fitores, italiani, numri 123 në botë, hodhi raketën në tokë dhe ngriti duart në fytyrë me thuajse mosbesim, para se të përshëndeste Gjokoviç.

“Kjo është një mrekulli. Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 123-i në botë dhe e munda Novakun. Është çmenduri. Para kësaj ndeshje askush nuk më njihte”, tha Nardi më vonë në një intervistë për “Tennis Channel”.

Tenisti Italian do të përballet me amerikanin Tomi Poll në raundin tjetër.

“Shpresoj që tifozët të ketë shijuar ndeshjen. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat,” tha në fund Nardi.

Sportiv i madh edhe nga kampioni i mposhtur, Gjokoviç.

“Nardi nuk kishte asgjë për të humbur. Kështu që ai luajti shkëlqyeshëm. Ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, që ishte vërtet shumë i keq”, shtoi 36-vjeçari serb.

Tenisti nga Italia bëhet kështu lojtari me renditjen më të ulët që ka mundur ndonjëherë Gjokoviçin në një turne të kësaj kategorie ose në një Slam (rekord i cili deri më tani i përkiste afrikano-jugorit Kevin Anderson, nr.122 kur ai fitoi në Majemi në 2008-n).

LEXO EDHE:

Back to top button