Tensionet me Greqinë, Turqia nxjerr në Egje e Mesdhe anije, aeroplanë dhe helikopterë

Turqia duket se po hedh pas krahëve bisedimet diplomatike të bëra me Greqinë, për raundin e dytë të kontakteve eksploruese pasi pritet që të nisë stërvitjen e quajtur “Atdheu blu”, nga data 25 shkurt deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, autoritete turke kanë bërë me dije se pjesë e kësaj stërvitje do të jenë 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi që do të nisen për në Egje dhe Mesdhe.

Ndërkohë, mediat në Turqi shkruajnë kundër mbërritjes së anijes amerikane në Evros. Anijet amerikane të transportit që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, që do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis.

“Për kë kjo stërvitje“, pyet gazeta “Yeni Safak”, e cila vijon më tej se forcat amerikane do të zbarkojnë 20 km larg kufirit greko-turk.

LEXO EDHE:

Back to top button