Tensionet në Lindjen e Mesme dhe parashikimet e Fed-it shkaktojnë rënie në bursat globale

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe parashikimet e Fed-it shkaktojnë rënie në bursat globale

Fillim i dobët në bursat evropiane për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, konfliktit në Iran, si dhe parashikimeve të Fed-it për ekonominë amerikane, raporton ANSA.

Parisi bie me 0.66 për qind, Frankfurti me 0.6 për qind, ndërsa Londra me 0.35 për qind, në pritje të vendimit të Bankës së Anglisë, e cila pritet të mos ndërhyjë në normat e interesit sot.

As nga Banka Qendrore e Zvicrës në orën 09:30, as nga Banka e Anglisë në orën 13:00 nuk priten ndërhyrje në normat e interesit.

Tregjet evropiane dhe futures të Wall Street-it janë të dobëta, ndërsa dollari po forcohet.

Bursat aziatike ranë një ditë pasi Fed uli parashikimet për rritjen ekonomike dhe sinjalizoi një rritje të pritshmërive për inflacionin në SHBA.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara.

Hong Kongu është në rënie me 1.95 për qind në sesionin ende të hapur, Tokio në fazën e mbylljes shënon një rënie rreth 0.9 për qind, ndërsa Shanghai dhe Shenzhen humbasin përkatësisht 0.78 për qind dhe 1.35 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button