Tentim për ndërtim në pronën e Poliklinikës së Bit Pazarit

Tentim për ndërtim në pronën e Poliklinikës së Bit Pazarit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kishin prishur rrethojën e oborrit të Poliklinikës së Bit Pazarit dhe kishin filluar me punime për ndërtim…

Por punimet e tyre i ndërpreu policia. Dy persona përfunduan nën pranga ndërsa u sekuestrua edhe makina ndërtimore me të cilën ishte rrënuar rrethoja. Për Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski ky rast është uzurpim i pronës. Ai tha se askush nuk lejohet të cenojë pronësinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pronë private ose shtetërore.

“Ka një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë pas orës 19.  Do të thosha është një tentim për uzurpim dhe ndërtim. Askush nuk mund ta cenon pronësinë pavarësisht nëse bëhet fjalë për pronësi private ose shtetërore. Rasti është paraqitur në polici, është dal në vendin e ngjarjes, janë ndaluar dy persona nga Shkupi dhe më pas është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit është marrë makina ndërtimore. Gjatë ditës së sotme po procedohet kallëzimi penal dhe do të shkojë me procedurë të shpejtë. Personat do të nxirren përpara gjykatësit të procedurës paraprake”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga ana tjetër Drejtori I Shtëpisë së Shëndetit- Shkup, Viktor Isjanovski, nën kompetenca të të cilit janë poliklinikat, tha se është e pabesueshme që dikush pa asnjë lajmërim në orët e mbrëmjes, kur përveç shërbimeve kujdestare nuk ka shumë të punësuar të pranishëm dhe as pacientë të fillojë të ndërtohet diçka në tokë të shtetit edhe atë në oborr të një poliklinike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button