Zelensky e takon Papën për herë të parë që nga fillmi i luftës

Zelensky e takon Papën për herë të parë që nga fillmi i luftës

Volodymyr Zelensky është duke zhvilluar takim me Papën Françesku për herë të parë që nga fillmi i luftës në Ukrainë.

Udhëtimi i tij vjen pas komenteve intriguese të Papa Françeskut muajin e kaluar, kur ai la të kuptohet se ishte përfshirë në një plan të fshehtë paqeje – një nismë që nuk u konfirmua nga Rusia dhe Ukraina.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të “martirizuar” të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh mund të çonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën t’i kthente fëmijët e marrë ilegalisht në Rusi gjatë pushtimit.

LEXO EDHE:

Back to top button