Tentim vrasje në Zveçan

Tentim vrasje në Zveçan

Një person ka pësuar lëndime dje në Zveçan pasi është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë.

Policia ka informuar se viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari.”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cilësuar si “Tentim vrasje” është nën hetime./KosovaPress

LEXO EDHE:

Back to top button