Tërmet 5.1 i shkallës Rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka zgjuar ishullin grek, Ikaria këtë mëngjes.
Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i ndodhur në orën 06:00 ka pasur thellësi prej 17.5 km dhe epiqendër 20 km në veriperëndim të Ikarias.
Pak minuta më vonë në orën 06:09, u regjistrua një dridhje e re sizmike, me madhësi 4.1 Rihter.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ose të lënduar.