Tërmet i fuqishëm në Venezuelë, shumë viktima dhe të lënduar

Gazetare: Amila Rashiti

Pamje të tmerrshme nga tërmeti i fuqishëm në Venezuelë. Dridhjet ishin me magnitude 7.2 dhe 7.5, ndërsa u ndjenë deri në Bogota të Kolumbisë. Pas dy tërmeteve të para të fuqishme pati edhe 20 pasgoditje.

Numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, pasi kërkimet nën rrënoja vazhdojnë akoma. I lartë është edhe numri i të lënduarve.

Presidentja e Venezuelës paralajmëroi se numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të jenë në terren për të vijuar kërkimet në ndërtesat e shembura. Ekipe shpëtimi po mbërrijnë edhe nga vende të tjera.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Në kryeqytet, Karakaz ndërtesa janë shembur në disa zona administrative. Po shpallim gjendje të jashtëzakonshme, siç parashikohet në Kushtetutë. Dëshiroj të falënderoj qeveritë anembanë botës që, menjëherë pas ngjarjes na kontaktuan për të shprehur solidaritetin dhe për të ofruar mbështetje”, deklaroi Delcy Rodriguez, Presidente e Venezuelës.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po ndihmohen edhe nga banorët lokal, të cilët po bëjnë përpjekje për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

“Ndërtesa u shemb, brenda kishte njerëz. Vetëm një vajzë e vogël nga kati i gjashtë arriti të dalë jashtë. Nuk e dimë sa njerëz të tjerë ndodhen ende brenda ndërtesës, por aty banonin njerëz. Le t’i lutemi Zotit që të mund të nxjerrim të tjerë gjallë”, tha Ruben Ramirez, Banor i Karakasit.

Dridhjet e fuqishme të tokës shkaktuan rrëzimin e ndërtesave në Karakas dhe detyruan autoritetet që të mbyllin aeroportin kryesor të vendit. Mësimi në shkolla është ndërprerë për disa ditë. Ministria e Arsimit e Venezuelës tha se disa objekte shkollore do të përdoren si strehimore dhe qendra donacionesh. Tërmeti i dytë prej 7.5 ballësh ishte më i fuqishmi që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button