Tërmet i tmershëm, por e ndjejnë vetëm pinguinët!

Sot një pjesë e Australisë është goditur nga një tërmet nga më të fuqishmit të regjistruar vitet e fundit. Por lajmi nuk ishte në krye të mediave botërore, jo vetëm sepse nuk ka shkaktuar dëme, por për faktin se pothuajse asnjëri nuk e ka dëgjuar.

Kjo, sepse epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3 ndodhej në një ishull që ndodhet 2 mijë kilometra nga kontinenti australian edhe pse i përket Kanberrës.

Bëhet fjalë për ishullin Macquarie, i cili ndodhet pikërisht në mes të Australisë dhe Antarktidës. Ishulli është i pabanuar nga njerëzit, edhe pse ndodhet aty një stacion studimor sezonal, ku studiohen banorët e vërtetë të ishullit, mijëra pinguinë që aty gjejnë një ambient ideal t’u shumuar.

LEXO EDHE:

Back to top button