Tërmet me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit në Birmani, në Bangkok shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Tërmet me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit në Birmani, në Bangkok shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Një tërmet me magnitudë prej 7.7 shkallë të Rihterit ka goditur Birmaninë qendrore të premten, kanë raportuar shërbimet monitoruese. Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, me qindra qytetarë që kanë dalë jashtë ndërtesave nga frika, raporton Reuters.

Policia dhe shërbimet emergjente në Bangkok kanë raportuar se të paktën 2 persona kanë vdekur, dhe një numër ende i panjohur i njerëzve gjenden nën rrënoja pas shembjes së një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim e sipër, që u rrëzua në pjesën veriore të qytetit.

Është raportuar për dëme në disa ndërtesa në mbarë Bangkokun.

Autoritetet tajlandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Paetongtarn Shinawatra të premten.

Nuk ka pasur ende ndonjë deklaratë nga autoritetet e Birmanisë në lidhje me shkallën e dëmeve të shkaktuara, teksa sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara tërmeti ka qenë me magnitudë prej 7.7 shkallë të Rihterit dhe me thellësi 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra larg qytetit me popullatë 1.2 milionëshe të Mandalay.

Video të ndryshme tregojnë për shembjen e ndërtesave në Bangkok, si dhe rrëzimin e një ure në Birmani.

Vetëm 12 minuta pas tërmetit të parë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 shkallë kishte goditur Birmaninë. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 18 kilometra në jug të qytetit të Sagaingut.

LEXO EDHE:

Back to top button